Telenews

SHQETËSUESE: SHTATË RASTE TË DHUNËS NDAJ GRAVE NË 24 ORËSHIN E POLICISË KOSOVARE

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës ndaj grave në vend.
Në Prishtinë, viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar,  e ka sulmuar fizikisht dhe dhunuar.
Në një rast tjetër, viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i cili sipas saj është me të meta mentale.
Në Podujevë, mashkulli kosovar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Një rast tjetër rast dhunimi është raportuar në Viti, ku mashkulli kosovar dyshohet se ka dhunuar një femër kosovare.
Dhunë në familje është raportuar edhe në Deçan, pasi pas një zënke verbale,  burri kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Një burrë tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes,
Rasti i shtatë i dhunë është raportuar në Gjakovë, ku dyshohet se viktima femër është keqtrajtuar psiqikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Të ngajshme

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy gra të lënduara

Valjeta Turkaj

Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

Valjeta Turkaj

Vrasjet që tronditën Kosovën gjatë 2025-ës

Valjeta Turkaj