Telenews

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

kryediplomatja-e-shqiperise-viziton-hashim-thacin-ne-hage:-e-gjeta-ne-gjendje-te-mire-–-procesi-te-mbyllet-me-drejtesi-historike

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, për të cilin tha se e gjeti në gjendje të mirë duke “ndjekur zhvillimet në Shqipëri e Kosovë”.

Në një prononcim pas vizitës në Hagë, Spiropali tha:

“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj gjithë popullit shqiptar. Edhe tre luftëtarëve të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit…”

“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë…Ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, shtoi ministrja.

Ajo uron për një epilog me drejtësi historike.

Të ngajshme

Lladrovci: Nëse presidentja vendos nesër për zgjedhje, hyj menjëherë — do t’i thyj PDK-në në kurriz

Erzana Fazliu

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Erzana Fazliu

Pesë persona zyrtarë cak i kanosjes nga qytetarët

Erzana Fazliu