Telenews

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË KËTË SHTET FQINJ TË KOSOVËS

Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish ulje këtë mëngjes, kurse benzina ka shënuar rritje.
Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera. Kurse benzina ka pësuar një rritje të lehtë. Ajo rritet me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.

Në përditësimin e fundit të bërë më 29 mars, çmimet e naftës dhe gazit janë ulur lehtë. 1 litër naftë u tregtua për 237 lekë nga 245 lekë që ishte më parë. Për benzinën, çmimi u la 211 lekë për litër nga 218. Në përditësimin e fundit rritje shënoi edhe gazi, një litër e të cilit u la 116 lekë nga 110 lekë.
Sipas njoftimit të bordit, mbledhja e ardhshme pritej të ishte më datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Sot është data një prill dhe Bordi ende nuk ka marrë vendime të reja.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani