Telenews

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë evidentuar dy raste të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Dogana e Kosovës, të dy automjetet janë ndaluar, ndërsa drejtuesit e tyre kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane etj, produkte kozmetike dhe farmaceutike: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe të ndryshme, vegla pune elektrike: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi, produkte elektronike dhe aksesorë për automjete: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti etj, artikuj të ndryshëm: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi etj.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Të ngajshme

Presidentja Osmani ngushëllon familjet e viktimave nga zjarri në Tuzla

Donat Hashani

Kurti për ish-udhëheqësit e UÇK-së: S’ka arsye që të mbahen në paraburgim

Valjeta Turkaj

Aftësitë që nuk mësohen vetëm në libra por janë kyçe për suksesin në jetë!

Valjeta Turkaj