Telenews

17 ditë pa asnjë gjurmë të të riut Florjan Tabaku

Janë bërë 17 ditë prej se është raportuar i zhdukur Florjan Tabaku.

I riu nga Tropoja ka humbur kontaktin me familjen derisa ishte duke mbledhur gështenja në zonën Qafë-Morinë-Gjakovë dhe nga 21 tetori nuk u gjet më.

Vëllai i tij deklaroi se kërkimet në zonën malore tashmë janë ndërprerë.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal”, u shpreh ai.

“Kanë kërkuar në të dyja anët, por me shumë mundësi është në territorin e Kosovës.Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë nuk po bëjnë kërkime tjera. “, theksoi ai.

Derisa policia po vazhdon me hetimin e rastit.

“Fatkeqësisht nuk e kemi ende asnjë gjurmë. Në fakt, tani jemi duke vazhduar vetëm ne me hetimet për aq sa është e mundur. Për disa ditë zona ku është dyshuar se është zhdukur viktima, kanë qenë të angazhuar në kërkim FSK dhe njësi të specializuar të PK-së”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjakovës Sheremet Elezaj.

 

Të ngajshme

Parashikimi i motit për të enjten dhe të premten

KushtrimGuraj

“E qiti Glaukun, njeriun që se ka lanë kërkun”, Valon Syla thotë se VV po luan me afate

KushtrimGuraj

Trupi i pajetë i një studente nga Peja gjendet në një parking në Tetovë, policia po heton rrethanat

KushtrimGuraj