Telenews

Klinë: Arrestohet i mituri, kapet me armë në një lokal

Policia ka arrestuar një person të mitur në fshatin Ujmir të Klinës, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësiti policor ka reaguar pas një informacioni operativ dhe ka ndërhyrë në një lokal ku gjendej i dyshuari.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë kalibër 9 mm.

“I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё”.

Të ngajshme

Sëmuret Përparim Rama, ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve në shtëpi

Valjeta Turkaj

Bastiset autoservisi i të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Valjeta Turkaj

Policia të vendi ku ndodhi vrasja e dy vllezërve, i dyshuari kërkohet nga K9

Valjeta Turkaj