Telenews

Fitorja e VLEN-it, Kurti: Kosova e Maqedonia e Veriut kanë thelluar raportet si kurrë më parë

Kryeministri në detyrë i vendit, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket të jetë ndarë goxha i lumtur nga rezulati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim bërë së fundi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti e ka cilësur rezultatin pas zgjedhjeve si një konfirmim të qeverisjes së mirë dhe të vullnetit për ndryshim te shqiptarët atje.

Sipas Kurtit VLEN-i ka arritur rezultate historike, duke fituar në dhjetë komuna, përfshirë Çairin dhe Tetovën. Ai ka përgëzuar drejtuesit e koalicionit, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, për, siç tha, “fitoren me meritë dhe diferencë të thellë”.

“Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë”, shkroi Kurti.

“Në 15 muajt e parë në pushtet, VLEN-i ka qeverisur me duar të pastra, pa korrupsion e skandale, duke bërë dallim etik me qeverisjet e kaluara. Pikërisht kjo frymë e ndryshimit ka sjellë bashkëpunim të hapur dhe shumëdimensional mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, u shpreh tutje Kurti.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë thelluar si kurrë më parë, duke përmendur bashkëpunimin qeveritar dhe menaxhimin e përbashkët të kufirit si shembuj konkretë të përparimit.

“Nga takimi përmbajtësor i dy qeverive tona e deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si kurrë më parë kanë thelluar raportet fqinjësore. Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoninë e Veriut si një dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tonë”, përfundoi Kurti.

Në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut ishin dy blloqe kryesore të partive shqiptare. VLEN-i ka fituar më së shumti komuna. Ndërkoha koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim, në të cilën ishte pjesë BDI-ja, fitoi në katër komuna.

Kurti me LVV patën përkrahur publikisht koalicionin VLEN edhe në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Maqedoni.

Ndonëse ky veprim pati ngritur shumë zëra e reagime dhe u pa në mënyrë kritike nga analistë të shumtë.

Të ngajshme

Putin urdhëron rekrutimin në ushtri të 135 mijë rusëve deri në fund të vitit

Valjeta Turkaj

Sëmuret Përparim Rama, ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve në shtëpi

Valjeta Turkaj

Bastiset autoservisi i të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Valjeta Turkaj