Telenews

Policia të vendi ku ndodhi vrasja e dy vllezërve, i dyshuari kërkohet nga K9

Janë shtuar forca të shumta të Policisë së Kosovës tek shtëpia e dy vëllezërve që dyshohet që u vranë nga dhëndëri i tyre paraditen e kësaj të enjte në Golluboc të Malishevës.

 

 

 

Për të dyshuarin i cili është identifikuar, është aktivizuar edhe njësia K9, që po kërkojnë atë në malet e fshatit Golluboc të Malishevës.

Mësohet se një nga viktimat ka ndërruar jetë vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.

 

 

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj