Telenews

Besnik Osmani vazhdon takimet me qytetarët e Fushë Kosovës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me qytetarët në restorantin “Kopshti”.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i degës së PDK-së, z. Tërnava, deputeti Fadil Hadergjonaj dhe Nuredin Ibishi – Komandant Leka.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe bisedë e hapur me qytetarët, të cilët ndanë mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimin e komunës.

Besnik Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe u shpreh se vizioni i tij për qeverisjen lokale bazohet në dëgjim, transparencë dhe rezultate konkrete në terren.

Të ngajshme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 18 gusht

Rrezarta Ramaj

Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –

KushtrimGuraj