Telenews

Besnik Osmani zhvillon takime me banorët e Fushë Kosovës dhe aktivistët e LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar mbrëmjen e sontme me takime të shumta me banorë të lagjeve dhe me aktivistët e subjektit.

Gjatë këtyre takimeve, Osmani ka prezantuar projektet konkrete që po mirëpriten gjerësisht nga qytetarët, duke theksuar se ato janë të realizueshme dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

Ai theksoi se pas fitores së së dielës, prioritet do të jetë formimi i një ekipi menaxherial me kompetencë profesionale, i cili do të zbatojë me përkushtim projektet e prezantuara.

Osmani dhe ekipi i tij janë duke intensifikuar takimet me qytetarët në prag të ditës së zgjedhjeve, me moton “113 – numri i fitores”.

Të ngajshme

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 14 mars 2026

Valjeta Turkaj