Telenews

Gara për të parin e Fushë Kosovës, Osmani i LDK-së: Përkrahja nga qytetarët po rritet çdo ditë

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka deklaruar se përkrahja për të sa po shkon e po rritet në këtë komunë.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Osmani tha se kjo përkrahje vjen po ashtu nga marrëveshja e arritur mes LDK-së me PDK-në, Nismën dhe LE-në për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Çdo ditë e më tepër po rritet përkrahja për mua si kandidat, e në mënyrë të veçantë pas marrëveshjes që kemi me Partinë Demokratike të Kosovës, me Nismën dhe me Liberalët Egjiptian. Jemi bërë bashkë si koalicion i madh i qytetarëve që këtë proces ta përmbyllim ditën e diel”, tha Osmani.

Tutje, Osmani foli rreth projekteve madhore që ai planifikon t’i përmbush nëse arrin të bëhet kryetar i Fushë Kosovës.

Të ngajshme

Buja para 16 shtatorit: Specialja s’ka marrë vendime të drejta, por shpresojmë në lirimin e krerëve të UÇK-së!

Yllka Gashi

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Yllka Gashi

Vdes Flora Brovina

Yllka Gashi