Telenews

Tahiri: Të gjitha matjet më nxirrnin fitues, dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm

tahiri:-te-gjitha-matjet-me-nxirrnin-fitues,-dallimi-i-votave-ne-mitrovice-eshte-i-palogjikshem

Tahiri: Të gjitha matjet më nxirrnin fitues, dallimi i votave në Mitrovicë është i palogjikshëm

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka ngritur dyshime mbi rezultatin e balotazhit të mbajtur më 9 nëntor, ku sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai humbi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

Në Debat Plus, Tahiri ka thënë se rezultatet e fundit nuk përputhen as me trendet e pjesëmarrjes nëpër komuna, as me matjet profesionale të opinionit publik, duke e cilësuar si “të palogjikshëm” numrin e votave të regjistruara në Mitrovicë.

Ai shtoi se bazuar në të gjitha matjet e opinionit të zhvilluara nga data 12 tetor deri më 9 nëntor, ai kishte dalë i pari në garë, ndërsa diferenca prej mbi 2 mijë votash që ndodhi në balotazh, sipas tij, “nuk ka shpjegim racional”.

“Numërimi i votuesve është temë. Vetëm Mitrovica në balotazh, që i ka 910 votues më shumë. Të gjitha komunat tjera kanë numër më të vogël. Shto tjetër. Është e palogjikshme në kuptim të analizës, numri i votave që është të unë. Nëse e krahasojmë më rundin e parë, bashkimin dhe rrugën deri më datën 9 nëntor. Gjithashtu duhet të theksohet, edhe ata që kanë qenë votës e mbështesë të flaktë të Faton Pecit e kanë ditë që gara do të jetë në vota 10, 20… maksimalisht 500 vota plus minus për atë ose për mua. Nuk bëhet fjalë, kur është dallimi 2 mijë vota, vërehet disponimi edhe në qytet.

Ka pas matje që kanë bërë profesionale, prej 12 tetor deri më 9 nëntor, në të gjitha kam dal i pari. Ka pas matje edhe ditën e zgjedhjeve. Është pamundshme me gabu matje, percepsioni. Mos të funksionojë bashkimi i qytetarëve, koalicionet, me dal 2 mijë vota më shumë, shto tjetër pse ndodhi gabimi që është pjesa kryesore në fletëvotime”, ka thënë Tahiri.

Të ngajshme

Mavraj: Kur kombi është në rrezik, dalim mbi fe e parti

Rrezarta Ramaj

Moment simbolik në protestën në Prishtinë, protestuesit lëshojnë pëllumba të bardhë

Rrezarta Ramaj

“Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim”, Gradica me mesazh për drejtësinë në Hagë

Rrezarta Ramaj