Telenews

Facebook vendos t’i japë fund epokës së butonave “Like” dhe “Share” në këto vende

facebook-sheh-rritje-te-permbajtjes-se-dhunshme-dhe-ngacmimeve

Kompania Meta ka njoftuar se butonat “Like” dhe “Share” do të hiqen përfundimisht, më 10 shkurt 2026.

 

 

 

Në një postim në blog, Meta bëri të ditur se administratorët e faqeve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim shtesë për shkak të këtij ndryshimi, megjithatë, sipas dëshirës, mund t’i heqin ato edhe më herët.

Pas datës së caktuar, shtojcat e mbetura do të “ndalojnë të funksionojnë në mënyrë elegante” – që në praktikë do të thotë se do të shfaqen si elemente të padukshme me madhësi 0×0 pikselësh.

Ky ndryshim shënon fundin e një epoke për Facebook dhe kompaninë Meta. Shtojcat e jashtme “Like” dhe “Share” u prezantuan në vitin 2010, si një mënyrë që faqet të tërhiqnin më shumë vizita përmes rrjetit social, i cili atëherë ishte kanali kryesor për ndarjen e artikujve dhe përmbajtjeve.

Të ngajshme

Mercedes-Benz i ardhshëm elektrik GLB do të ketë një ekran super gjigant

KushtrimGuraj

Sony prezantoi një monitor të veçantë për PlayStation

KushtrimGuraj

Apple shtyn versionin e ardhshëm të iPhone Air

KushtrimGuraj