Telenews

Kader Kicaj zbulon të pathënat e Big Brother: “Ishte eksperiencë që s’harrohet kurrë”

Ish-banorja e “Big Brother”, Kader Kicaj, njihet si një nga femrat më të komentuar në mediat rozë.

Për Indeksonline ajo ka ndarë përvojën e saj në reality show, duke e cilësuar si një eksperiencë të paharrueshme.

Big Brother më ka dhënë një eksperiencë shumë të mirë. Është një gjë që nuk mundem me harru asnjëherë, se e kam shiju në maksimum,” tha Kaderi.

Ajo ka komentuar edhe për lajmet e fundit lidhur me mundësinë që në edicionin e ri të “Big Brother” të marrë pjesë një grua e mbuluar.

Për Igballen nuk mundem me paragjyku, por nuk e di si mundet me funksionu në ambient ku vëzhgohesh nga kamera 24 orë, sidomos pjesa e tushit. Por prapë se prapë nuk e paragjykoj. Shpresoj që ‘Vëllai i Madh’ të ketë bërë diçka më speciale për ato të mbuluarat, ndonjë dhomë apo pjesë ku mund të pastrohen lirshëm e pa kamera,” u shpreh ajo.

Kaderi ka folur edhe për jetën pas daljes nga “Big Brother”:

Daljen pas Bigut e kam përjetu tepër mirë. Kam marrë shumë dashuri nga publiku, aq sa nuk e kam prit. Kjo për shkak se publiku mësohet të kalojë 24/7 me ne gjatë qëndrimit në shtëpi dhe në njëfarë forme ambientohen me ne.”

Sipas saj, pjesëmarrja në reality show e ka ndihmuar edhe profesionalisht:

Në vitin 2016 kam qenë e njohur në Prizren, por kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë për qëllimet e mia. Akoma kam mbështetjen e publikut dhe falë tyre jam ku jam sot. Kam oferta pune si në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe jashtë kufijve”, përfundoi ajo.

Të ngajshme

Vjen super bashkëpunimi mes reperëve shqiptarë

Valjeta Turkaj

Ishi i Leos do të vuajë kur ta dëgjojë këtë gjë nga ai, e ka goditur keq Lelën kësaj radhe me këtë veprim

KushtrimGuraj

Kim Kardashian merr dhuratë fanellën e Messit për të birin

KushtrimGuraj