Telenews

Fluturimet bllokohen në Kore të Jugut për të mundësuar provimet e universiteteve për 500,000 studentë

Më shumë se gjysmë milioni studentë në Korenë e Jugut iu nënshtruan të enjten një provimi të rëndësishëm të pranimit në universitet, i njohur si “Suneung”.

Rreth 500,000 kandidatë morën pjesë, numri më i lartë në shtatë vitet e fundit, sipas Reuters.

Për të siguruar që studentët të arrinin në kohë në vendet e provimit, qeveria ndaloi të gjitha fluturimet për 35 minuta dhe mobilizoi policinë për menaxhimin e trafikut. Bankat dhe zyrat publike filluan punën një orë më vonë për të shmangur rrugët e mbingarkuara.

Provimi Suneung konsiderohet thelbësor për hyrjen në universitetet më të mira dhe për ndikimin e tij në lëvizshmërinë sociale, sigurinë ekonomike dhe madje edhe mundësitë e martesës. Shkolla e Mesme Yongsan në Seul u mbush herët nga nxënësit, me praninë e madhe të medias dhe policisë së trafikut, ndërsa provimi zgjati gjatë ditës.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj