Telenews

Hamza deklarohet pasi shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se synon ta rikthejë partinë e tij si subjektin kryesor politik në vend.

Ai ka theksuar se PDK-ja ka punuar gjithmonë në të mirën e shtetit, që nga koha e luftës deri në ditët e sotme.

“Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, ka thënë Hamza.

“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

Sot, Hamza ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë, duke falënderuar ish-kryetarët e PDK-së për kontributin e tyre, përfshirë edhe Memli Krasniqin, i cili dha dorëheqje dje.

Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet të hënën.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj