Telenews

Një traditë që jep jetë: Al Trade dhe misioni human i dhurimit të gjakut

Për të 26-in vit radhazi, Al Trade ka vijuar traditën e saj të bukur dhe humane të dhurimit të gjakut, duke bashkuar stafin dhe bashkëpunëtorët në një nismë që mbart mesazhin më të fortë: “Një gjest i vogël, një mundësi e madhe për jetë.”

Në këtë aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhjetëra punonjës të Al Trade kanë dhuruar gjak me dëshirën për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Kjo nismë është tashmë kthyer në një traditë vjetore që simbolizon solidaritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

“Dhurojmë gjak çdo vit sepse besojmë se çdo pikë gjaku është një mundësi për jetë. Falënderojmë të gjithë ata që, me përkushtim dhe dashuri, i bashkohen kësaj nisme çdo vit,” – u shpreh përfaqësuesi i Al Trade.

Prej 26 vitesh së bashku, AL TRADE dëshmon se përtej suksesit në biznes, qëndron kujdesi për njerëzit dhe komunitetin.

Të ngajshme

Kroçiera Celestyal udhëtim që nuk harrohet, vetëm me Fibula Travel

Valjeta Turkaj

Drenasi Residence modernitet dhe siguri për çdo familje

Valjeta Turkaj

“Linda 22” – projekti që po transformon zemrën e Fushë Kosovës

Donat Hashani