Telenews

Basha: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në nëJ pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

Në një shënim të tij kryetari Basha ka vlerësuar se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar ai, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane.

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Basha.

Të ngajshme

Horoskopi Ditor – 8 Qershor 2026 Dashi

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 qershor

Rrezarta Ramaj

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj