Telenews

Shembet dheu në rrjetin kryesor të Lubotenit, tri fshatra të Kaçanikut mbesin pa ujë

Tri fshatra të Kaçanikut do të mbesin pa furnizim me ujë shkaku i shembjes së dheut në rrjetin kryesor të Lubotenit.

Lagja Dushkaja dhe fshatrat Bob, Kovaqec dhe Runjevë, do të kenë mungesë të ujit të pijshëm gjatë ditës.

Ndërprerja e ujësjellësit vjen si pasojë e shembjeve të dheut në pjesën ku është rrjeti kryesor i Lubotenit, prej nga edhe furnizohen konsumatorët e këtyre zonave.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë në teren dhe po punojnë në sanimin e këtij defekti që furnizimi me ujësjellës të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhej në një njoftim të “Bifurkacionit”.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur

Valjeta Turkaj

Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në

Valjeta Turkaj

Policia përfshihet në një aksident në Gllarevë, lëndohen tre persona

Valjeta Turkaj