Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini blu, ndërsa reagon ndaj kritikave për vonesën në koncert
Nicole Scherzinger, 47 vjeçe, ka mahnitur ndjekësit me një video nga plazhi, ku shfaqet në bikini blu që theksojnë linjat e saj.
Me flokët e lëshuar dhe syze dielli elegante, këngëtarja shihet duke pozuar buzë detit, ndërsa videon e shoqëroi me humor: “Jam duke menduar shumë për diçka të thjeshtë”.
Videoja vjen pak ditë pasi Nicole reagoi për polemikat që shpërthyen nga një koncert në Royal Albert Hall, ku fansat pretenduan se ajo u ngjit në skenë me një orë vonesë dhe këndoi vetëm disa këngë, shkruan DailyMail.
Disa prej tyre u larguan të zhgënjyer, duke thënë se nuk morën atë që prisnin për çmimin e biletave.
Në një intervistë, Nicole tha se nuk ishte në dijeni që publiku kishte pritur kaq gjatë. “Isha e shkatërruar kur e mësova”, u shpreh ajo, duke shtuar se mendonte se shfaqja do të fillonte më vonë.
Ajo falënderoi fansat që qëndruan deri në fund dhe u bashkuan duke kërcyer.
Megjithë ankesat në rrjete sociale, disa të pranishëm e mbrojtën këngëtaren, duke thënë se performanca e saj ishte “fantastike” dhe se vonesa mund të ishte për shkak të xhirimeve.

