Një incident tragjik ka ndodhur sot në Obiliq, ku një punëtor kosovar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Sipas raportit të policisë viktima teksa po punonte afër një mikseri betoni, dyshohet se ka ardhur në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë e kontaktit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.
“Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.”, thuhet në raport.

