Telenews

“Vizitori” misterioz në Mars, NASA zbulon për çka bëhet fjalë

Roveri Perseverance i NASA-s mund të ketë hasur në një “vizitor” të huaj në sipërfaqen e Marsit – një shkëmb të çuditshëm, me shkëlqim metalik, që shkencëtarët besojnë se mund të jetë meteor, i formuar në zemrën e një asteroidi mijëra miliona vjet më parë.

Sipas NASA-s shkëmbi – i quajtur “Phippsaksla” – tërhoqi menjëherë vëmendjen e ekipit shkencor, pasi dallohej dukshëm nga terreni i sheshtë përreth tij. Analizat e para treguan nivele të larta hekuri dhe nikeli – të njëjtat elemente që gjenden zakonisht te meteorët që kanë rënë si në Mars, ashtu edhe në Tokë.

Ky mund të jetë meteori i parë që Perseverance ka zbuluar gjatë misionit të tij, edhe pse roverët e mëparshëm Curiosity, Opportunity dhe Spirit kanë gjetur më herët fragmente metalike të ngjashme në planet.

Shkëmbi ndodhet jashtë kraterit Jezero, i vendosur mbi një shtresë shkëmbore të formuar nga ndikimi i një asteroidi të dikurshëm, duke ngritur pyetje për mënyrën se si ai ka përfunduar aty.

Nëse konfirmohet si meteor, “Phippsaksla” do t’i shtohet listës së gjatë të meteorëve të gjetur nga roverët e NASA-s – si “Lebanon” dhe “Cacao” të Curiosityt – dhe do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si meteorët ndryshojnë me kalimin e kohës në këtë planet.

NASA ka thënë se studimi i shkëmbit “Phippsaksla” vazhdon dhe se shumë shpejt mund të konfirmojë nëse ky objekt me shkëlqim metalik është vërtet një fragment i ardhur nga hapësira.

Të ngajshme

Musk: Inteligjenca Artificiale do ta bëjë punën opsionale dhe paratë të parëndësishme

Valjeta Turkaj

Larry Summers jep dorëheqjen nga bordi i OpenAI pasi emailet e Epstein u bënë publike

KushtrimGuraj

Facebook dhe Instagram prezantojnë mjete të reja për krijuesit kundër vjedhjes së përmbajtjes

KushtrimGuraj