Telenews

Armëpushimi në rrezik, Izraeli rifillon sulmet në Gaza, 25 viktima

ushtria-izraelite-pretendon-se-ka-goditur-nje-magazine-armesh-ne-veri-te-gazes

Të paktën 25 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, në një nga ditët më vdekjeprurëse që nga hyrja në fuqi e armëpushimit pesë javë më parë.

Dhjetë persona u vranë kur një godinë e ministrisë çështjeve fetar  në lagjen Zeitoun të Gazës Lindore u godit, sipas ekipeve të shpëtimit.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur “objektiva terroriste të Hamasit” pasi persona të armatosur hapën zjarr drejt një zone ku ushtarët e saj po operonin në qytetin jugor të Khan Younis, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

Hamasi vuri në dyshim pretendimin dhe dënoi atë që e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund të rrezikojë armëpushimin.

Përshkallëzimi i dhunës vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që mbështet planin e paqes për Gazën të presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund dy viteve të luftës shkatërruese.

Të ngajshme

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet LDK’së?

KushtrimGuraj

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

KushtrimGuraj