Telenews

CSKA Sofia i ofron pasaportë bullgare dhe mega ofertë financiare Dellovës që t’a bind

CSKA Sofia është duke bërë çmos për ta bindur qendërmbrojtësin Lumbardh Dellova të mos largohet në verë, ndërsa së fundmi ka bërë një ofertë interesante.

Siç raporton mediumi bullgar “Tema Sport”, Sofia i ka rinisur negociatat me mbrojtësin kosovar, vetëm që të mos i lejojë klubet e interesuara ta blejnë për një vlerë të ulët, siç është 900 mijë euro – pra klauzola e lojtarit.

CSKA i ka ofruar Dellovës një pasaportë bullgare, që do t’i hapte rrugë 26-vjeçarit për të qëndruar ku do të dojë në Evropë së bashku me familjen e tij.

Përpos kësaj, Dellovës po i ofrohet një kontratë e re deri në vitin 2029, ku do të paguhej afro 30 mijë euro për muaj. Problemi i vetëm mbetet klauzola e lirimit, meqenëse lojtari preferon që të rritet, por të mos shkojë mbi 1.5 milionë euro – derisa Sofia nuk dëshiron të ketë fare klauzolë.

 Lumbardh Dellova

Raporti shton se dy palët janë afër të arrijnë marrëveshje, meqenëse Sofia assesi nuk mendon ta humbasë lojtarin, që e ka fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm në formacion.

Dellova ishte pranë largimit verën e kaluar, por në fund e refuzoi ofertën e lartë financiare nga klubi i Arabisë Saudite Al Namja, shkaku që gruaja e tij nuk dëshironte të largohej nga Evropa.

Dellova përndryshe mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe te Kosova, ku ka rol kyç në sistemin e Franco Fodas pranë Amir Rrahmanit e Albian Hajdarit.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj