Telenews

Nisin përgatitjet për Turneun “TMV Kosova Table Tennis Tournament 2025”

Nën patronazhin e Përfaqësuesisë së Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, dhe në bashkëpunim me Klubin e Pingpongut PriPing dhe Klubin e Pingpongut Prishtina (KPP Prishtina), organizohet turneu “TMV Kosova Table Tennis Tournament 2025”. Ky event do të mbledhë nxënës të talentuar nga e gjithë Kosova në një ditë të mbushur me aftësi, pasion dhe konkurrencë sportive.
Turneu do të zhvillohet më 11 dhjetor në Kampusin e Prishtinës të Shkollave Ndërkombëtare Maarif të Kosovës. Qëllimi kryesor është të forcojë kulturën sportive, frymën garuese dhe parimet e fair play-it përmes pjesëmarrjes aktive të të rinjve. Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, theksoi rëndësinë e eventeve të tilla që i motivojnë të rinjtë drejt sportit, duke zhvilluar njëkohësisht disiplinën, solidaritetin dhe bashkëpunimin. Ai u shpreh se turneu është një hapësirë ku nxënësit praktikojnë vlerat e sportivitetit dhe të edukimit përmes sportit, ndërsa Fondacioni Maarif në Kosove do të vazhdojë të mbështesë nisma që kontribuojnë në zhvillimin e tyre.
Aktiviteti do të mbahet nga ora 09:00 deri në 17:00. Pjesëmarrja është e hapur për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta (kl. 6–9) dhe të mesme të larta (kl. 10–12), për vajza dhe djem. Ekipet do të jenë të përbëra nga 3 lojtarë dhe 1 rezervë, ndërsa çdo trajner mund të drejtojë deri në dy ekipe.
Fituesit do të shpërblehen me medalje, kupa dhe certifikata suksesi. Regjistrimet mbeten të hapura deri më 5 dhjetor 2025 dhe mund të kryhen përmes kodit QR në poster ose përmes formularit online. Organizatorët ftojnë të gjitha shkollat e Kosovës të bashkohen në këtë aktivitet që synon të promovojë sportin, fair play-in dhe frymën e ekipit.

Të ngajshme

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj