Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besimin dhe dëshirën e tij për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon me ekipin dhe kombëtaren.
Yamal është njëri nga emrat më të përfolur në botë viteve të fundit dhe ishte shumë afër të fitonte Topin e Artë 2025, por u mposht në fund nga Ousmane Dembele.
Megjithatë, 18-vjeçari spanjoll nuk është dorëzuar dhe synon të fitojë çmimin e madh individual, por edhe çdo trofe tjetër ekipor me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.
“La Liga, Liga e Kampionëve, Kupa e Botës apo Topi i Artë? Dua gjithçka. Shpresoj t’i arrij të gjitha dhe për sa kohë që mund të luajmë, është e mundur”, tha 18-vjeçari pasi fitoi çmimin Di Stefano, i cili u dha nga Marca lojtarit më të mirë të sezonit 2024/25.
“Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i shkëlqyer për ekipin. Për mua, kjo sjell lumturi dhe krenari”.
“Grumbullimi i çmimeve në moshën time është shumë pozitiv. Do të vazhdoj të punoj dhe të luftoj për të arritur gjëra të tilla”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës.

