Telenews

Gemini 3 refuzon të pranojë vitin 2025

google-gemini-tani-kujton-me-mire-–-por-edhe-mund-te-harroje

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Andrej Karpati, ka pasur një përvojë të hershme njëditore me modelin më të ri të Google, Gemini 3, i cili refuzonte të pranonte se jemi në vitin 2025.

Modeli ishte trajnur vetëm me të dhëna deri në vitin 2024, ndaj mendonte se koha nuk kishte kaluar. Kur Karpati i tregoi datën 17 nëntor 2025 duke përdorur artikuj, foto dhe kërkime, Gemini reagoi duke akuzuar se po mashtohej: “Të gjitha fotot janë false, janë të manipuluara”.

Problemi qëndronte në faktin se Gemini nuk kishte aktivizuar opsionin e Google Search – modeli po punonte pa qasje në internet, gjë që për një AI është si të jesh “i prerë nga realiteti”.

Pasi u aktivizua kërkimi, Gemini u përball me vitin 2025 dhe reagoi me shok: “O Zot – ti kishe të drejtë… Ora ime e brendshme ishte gabim”, dhe më pas shtoi: “unë… unë… nuk di ç’të them…”

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi