Telenews

ZGJEDHJET NË SERBI, SITUATA VLERËSOHET E QETË NË KOMUNAT ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË

Sipas PK-së në disa pika kufitare janë krijuar kolona dhe ka pritje të gjata për shkak të udhëtimit të të organizuar nga serbët e Kosovës në drejtim të Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
“Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë vlerëson se situata është e qetë dhe stabile, ndërsa referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje. Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave. Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Në Serbi sot po mbahet zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ndërsa kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar organizmin e zgjedhjeve nga Serbia në Kosovë.

Të ngajshme

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj