Telenews

“Akt mini-terrorist”, Avni Islami: Dëmtimi i Kanalit Ibër-Lepencë është mesazh kërcënues

“akt-mini-terrorist”,-avni-islami:-demtimi-i-kanalit-iber-lepence-eshte-mesazh-kercenues

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas dëmtimit të Kanalit Ibër-Lepenc, duke e cilësuar incidentin si një veprim të qëllimshëm për të futur frikë dhe pasiguri në vend.

Sipas tij, autorët kanë synuar më shumë të dërgojnë një mesazh sesa të shkaktojnë dëme të menjëhershme, megjithatë akti mbart rrezik të lartë strategjik.

“Ky veprim i sotit, pra dëmtimi i Kanalit Ibër-Lepenc, është një mesazh për institucionet e sigurisë dhe frikën e tyre që ata nuk kanë pasur guxim me marrë një veprim më të gjerë,” u shpreh Islami në emisionin “Gazeta”

Ai theksoi se sulmi ka karakter intimidues dhe mund të konsiderohet si akt i natyrës terroriste.

“Mendoj që më tepër kanë dashur të përçojnë një mesazh tek institucionet e sigurisë, një akt mini-terrorist,ku qëllimi është të ndjellin frikë dhe pasiguri.”

Islami paralajmëroi se dëmtimi i këtij kanali prek jo vetëm sigurinë infrastrukturore, por edhe mirëqenien e popullatës dhe sistemin energjetik të vendit.

“Popullata e Kosovës varet për ujë të pijshëm nga ky kanal, por edhe Termocentralet e Kosovës A dhe B,” theksoi ai. /Gazeta10

Të ngajshme

Seanca e 28 nëntorit: Thaçi e Smakaj s’marrin pjesë

KushtrimGuraj

Vetëvendosja nominon Albin Kurtin për kryeministër

KushtrimGuraj

Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike: është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti

KushtrimGuraj