Telenews

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.

Përmes një videoje në Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.

“Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci.

Pos tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër  vite.

Maqedonci lëvdoi të gjithë ushtarët që sipas tij, janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre.

Të ngajshme

PDK-së i bashkohet profesori i UP-së, Gëzim Qerimi

Valjeta Turkaj

Kurti thotë se municionet e para nga fabrika në Gjakovë do të dalin në fund të vitit 2026

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Ditën e Forcës: Ushtria jonë është pasardhëse e denjë dhe krenare e UÇK-së

Valjeta Turkaj