Telenews

XHIRO 25 E BASKETBOLLIT KOSOVAR MBYLLET SOT ME DY SUPER-NDESHJE

Sot mbyllet xhiro 25 e ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll me dy super-ndeshje.
Sfida e parë dhe me mjaftë interes është ajo ndërmjet gjysmëfinalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës. Pejanët kanë 15 fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse mitrovicasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e dytë.
Përballje me shumë rëndësi është ajo mes Bashkimit dhe Rahovecit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë, me Vreshtarët që kanë dy pikë më shumë se prizrenasit. Bashkimi ka nëntë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje.
E dielë
17:00 Peja – Trepça
19:00 Bashkimi – Rahoveci

Të ngajshme

Real Madridi nis sezonin e ri ndaj Osasunës, El Clasico në tetor

KushtrimGuraj

Messi mbetet pa kontratë në dhjetor – për çfarë po punon Inter Miami

KushtrimGuraj

Prezantuan fanellën e re, Barcelona thyen rekordin për shitje brenda një dite të vetme

Valjeta Turkaj