Telenews

Aktakuzë për krime lufte ndaj personit që vrau dhe dogji 5 familjarë në Istog

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, që dyshohet se e ka kryer  gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë.

Në prill të vitit 1999, T.P., akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje, transmeton Klankosova.tv

“Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur.” – njoftoi Prokuroria Speciale.

Gjithashtu, dosja thotë se i akuzuari së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.

 

Të ngajshme

Dita e Falënderimeve, Osmani: Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

Valjeta Turkaj

Rritni performancën e biznesit me Telemarketing profesional

Erzana Fazliu

Zgjidhja për RTK-në: Murati arsyetohet si shefi i vet, ia lë fajin ish-opozitës

Valjeta Turkaj