Telenews

X sjell një funksion të ri

Platforma e njohur po synon të reduktojë numrin e llogarive që nuk janë autentike, si dhe të eliminojë botët.

X (më parë Twitter) ka njoftuar se po sjell funksionin e ri “Rreth këtij profili” (engl. About this account), i cili do të shfaqë informata për profilet e përdoruesve – duke përfshirë vendin nga i cili vijnë, numrin e ndryshimeve të emrit të përdoruesit, datën e regjistrimit për herë të parë në platformë dhe mënyrën se si kanë instaluar aplikacionin.

Qëllimi i këtij funksioni është të ulet numri i llogarive jo-autentike dhe botëve që pretendojnë se janë njerëz.

Për shembull: nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria sillet nga ndonjë vend tjetër – përdoruesit tjerë mund të kenë arsye të dyshojnë në qëllimet e tij.

Të ngajshme

MIT: AI tashmë mund të bëjë punën e 12% të fuqisë punëtore të Amerikës

KushtrimGuraj

Kjo është video-loja më e shitur në SHBA

KushtrimGuraj

Çfarë po përgatit Sony?

KushtrimGuraj