Telenews

Ramiz Lladrovci rikthehet në PDK: Të bashkuar, të fituar – me Hamzën edhe më fuqishëm

ramiz-lladrovci-rikthehet-ne-pdk:-te-bashkuar,-te-fituar-–-me-hamzen-edhe-me-fuqishem

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota.

“Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 Shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 Dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave.

Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë!

Të bashkuar, të fituar!

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj