Telenews

Nëntori i rëndë në trafik: 1,669 aksidente, 7 me fatalitet

Duke u bazuar në të gjitha raportet ditore të Policisë së Kosovës për muajin nëntor, rezulton se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur gjithsej 1,669 aksidente trafiku, transmeton Telenews.al.

Sipas të dhënave të përmbledhura, 726 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 936 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë këtij muaji janë shënuar edhe 7 aksidente me fatalitet, me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

Në bazë të po këtyre raporteve ditore, Policia ka shqiptuar gjithsej 52,946 tiketa trafiku. Gjithashtu, 336 persona janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje për vepra të ndryshme gjatë muajit nëntor.

Autoritetet policore apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me qëllim zvogëlimin e numrit të aksidenteve.

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj