Telenews

Panik në Rusi, qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin”

Qindra pronarë Porsche në Rusi u përballën me një surprizë të pakëndshme të hënën, 1 dhjetor, kur makinat e tyre “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin”.

Problemi duket se lidhet me Sistemin e Ndjekjes së Automjeteve (VTS) të Porsche, i cili aktivizon automatikisht imobilizuesin e motorit nëse humbet sinjalin satelitor.

Modelet e prekura datojnë që nga viti 2013, dhe defektet shfaqen papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Pronaret raportojnë që disa makina fikeshin sapo niseshin, ndërsa të tjerët arritën t’i ndezin vetëm pas heqjes së baterisë për disa orë.

Disa kanë provuar të çaktivizojnë sistemin e alarmit për të rikuperuar funksionimin e makinës.

Përfaqësues të Porsche në Rusi dhe qendra globale nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë situatë.

Të ngajshme

NASA emëron ekuipazhin e Artemis III për misionin në Hënë

KushtrimGuraj

Florida bëhet shteti i parë që padit OpenAI për rreziqet e sigurisë së fëmijëve

KushtrimGuraj

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

Valjeta Turkaj