Telenews

Ambasadori Hizlan takon kryetarët e zgjedhur të komunave veriore

Këshilltari kryesor politik i Komandantit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Ambasadori Babur Hizlan u takua me kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të Mitrovicës veriore.

Në njoftimin e KFOR bëhet e ditur se Hizlan u takua me Milan Radojeviç,  Zoran Todiç,  Dragisa Miloviç dhe  Milos Peroviç dhe dekelgacioni u udhëhoq nga Igor Simic, Kryetar i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh. Ambasadori Hizlan i përgëzoi Kryetarët e zgjedhur dhe theksoi rëndësinë e një procesi të qetë tranzicioni. Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në punën e tyre të rëndësishme të ardhshme në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe riafirmoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij të gjatë të OKB-së”, shkruhet në njoftimin e KFOR.

 

Të ngajshme

LDK – Dega në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Donat Hashani

“Jutarnji”: Serbisë s’i ka faj Kroacia – s’ka BE pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Donat Hashani

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Donat Hashani