Telenews

Heidi Klum shkëlqen përkrah Kevin Hart në shortin e Kampionatit Botëror 2026

heidi-klum-shkelqen-perkrah-kevin-hart-ne-shortin-e-kampionatit-boteror-2026

Gjatë shortit të FIFA-s për Kupën e Botës 2026, komediani Kevin Hart u kap në një moment të sikletshëm, teksa duhej të kërkonte nga fansat të brohorisnin më shumë.

Ai dhe supermodelja gjermane Heidi Klum dolën në skenë për të prezantuar ngjarjen, dhe ndërsa Klum përshëndeste turmën e tifozëve të FIFA-s, Hart iu drejtua atyre duke thënë: “Mund të bëni më mirë se kaq! Hajde!”

“Bëni pak zhurmë një herë!” vazhdoi ai duke i inkurajuar fansat dhe duke duartrokitur, por pavarësisht përpjekjeve të tij, tifozët dukeshin jo shumë të entuziazmuar për prezencën e tij. Një përdorues shkroi në rrjetin X: “Kevin Hart. Qetësohu. E di që po na shohin një miliard njerëz, por relaksohu”, shkruan Irish Star.

Disa komentues të tjerë sugjeruan se Hart nuk kishte bërë përgatitje të mjaftueshme për ngjarjen, duke shkruar: “A ka bërë Kevin Hart ndonjë përgatitje reale? Duket sikur nuk ka parë fjalët në teleprompter”. Një tjetër përdorues komentoi se prezenca e tij dëmtoi pak ngjarjen: “Shorti i Kupës së Botës nga Kevin Hart dhe Heidi Klum… lojërat humbën”.

Ky ishte debutimi i Hart si prezantues i shortit të Kupës së Botës. Fox e zgjodhi yllin e Hollywood-it për këtë ngjarje, ndërsa SHBA po përgatitet të organizojë ndeshjet vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Klum, e cila tani po prezanton shortin për herë të dytë, e përshkroi këtë detyrë si një nder dhe një moment të veçantë në karrierën e saj. Para ngjarjes, ajo kishte deklaruar se ishte “nder” të prezantonte shortin e Kupës së Botës për meshkujt dhe se ndihej e privilegjuar të udhëhiqte ceremoninë në Washington, D.C.

Klum po bashkëprezantonte ngjarjen me Hart dhe aktorin Danny Ramirez. Ndërsa shorti po zhvillohej, ata udhëhiqnin publikun dhe shikuesit përmes renditjes së ekipeve dhe formimit të grupeve për turneun me 48 ekipe.

Për Klum, ky ishte prezantimi i saj i dytë i një shorti të Kupës së Botës. Roli i saj i parë kishte qenë në Leipzig në dhjetor 2005, para turneut të vitit 2006 në Gjermani. Ajo e përmendi këtë përvojë javën e kaluar në rrjetet sociale: “Prezantimi i Shortit të Kupës së Botës ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Tani, 20 vjet më vonë, kam mundësinë ta bëj përsëri në Washington. Çfarë nderi!”

Ngjarja u zhvillua në Kennedy Center të Washington-it dhe po transmetohet në platforma të ndryshme. /Telegrafi/

Të ngajshme

Publikohen fotografi të hershme të Dolces, dikur me flokë të errët

KushtrimGuraj

Krejt çka do të ndodh sonte në PRIME

Donat Hashani

Kiara Tito i bie pishman, kthen pas vendimin që kishte habitur fansat

Valjeta Turkaj