Telenews

  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ekonomi
    • Diaspora
    • Kronikë e zezë
  • Bota
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetësi
  • Auto-Tech
  • Kuriozitete
  • JOBS
  • GUIDE
Telenews

Bulliqi emëron dhe riemëron pesë drejtorë dhe nënkryetarin e komunës

12/08/2025

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një sërë emërimesh dhe riemërimesh në kabinetin ekzekutiv komunal, duke finalizuar përbërjen e udhëheqjes për mandatin e ri qeverisës.

Me këtë vendimmarrje, Fahri Restelica është emëruar Nënkryetar i Komunës së Podujevës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe prej vitit 2008 ka ushtruar detyrën e zyrtarit të lartë në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Restelica për disa vite ka qenë edhe koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë. Kryetari Bulliqi e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në punë.

Në vazhdën e emërimeve, Bahri Selimi është riemëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.

Selimi, jurist me profesion dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka drejtuar këtë drejtori edhe në mandatin e kaluar, ndërsa më herët ka udhëhequr Drejtorinë e Administratës.

Saranda Stublla është riemëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik dhe këtë pozitë e ka ushtruar edhe gjatë mandatit të kaluar.

Shuajb Blakçori do të vazhdojë të udhëheqë Drejtorinë e Inspeksionit. Ai ka studiuar në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka përfunduar në drejtimin Ekonomi e Gjelbër dhe Zhvillim i Qëndrueshëm Ekonomik.

Blakçori ka përvojë të konsiderueshme menaxheriale në sektorin privat dhe më herët ka shërbyer edhe si drejtor i Administratës në Podujevë.

Po ashtu, Vigan Salihu është riemëruar drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik. Ai ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në drejtimin Agrobiznes dhe është i certifikuar në standardet e sigurisë ushqimore. Salihu më parë ka udhëhequr edhe Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Podujevës.

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka uruar të gjithë të emëruarit për detyrat e reja dhe ka theksuar rëndësinë e punës profesionale dhe bashkëpunimit të ngushtë për avancimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e qytetit.

7

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj10/24/2026

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj10/24/2026

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj10/24/2026

Minutat e fundit

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj10/24/2026
10/24/2026

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj10/24/2026
10/24/2026

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj10/24/2026
10/24/2026

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij –...

KushtrimGuraj10/23/2026
10/23/2026

Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007 –

KushtrimGuraj10/23/2026
10/23/2026

Klinika e Onkologjisë pranon mungesën e Palbociclibit: Planifikimi u bë për gjysmën e pacientëve –

KushtrimGuraj10/23/2026
10/23/2026

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj10/23/2026
10/23/2026
logo
Telenews do të jetë dritarja më e re informacionit për të gjithë, duke iu informuar në kohën reale për çdo zhvillim që ndodh në vendin tonë, rajon dhe botë. Me një grup entuziastësh, të motivuar maksimalisht për sukses dhe punë, Telenews beson fuqishëm se lajmin e medias së shkruar në vendin tonë do ta dërgojë në një nivel të lartë në rend të parë – etik dhe padiskutueshëm – profesional.
FacebookTwitterInstagramYoutube
@ Telenews.al. All Right Reserved.
Telenews
FacebookTwitterInstagramYoutube
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ekonomi
    • Diaspora
    • Kronikë e zezë
  • Bota
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetësi
  • Auto-Tech
  • Kuriozitete
  • JOBS
  • GUIDE