Liverpooli pritet të sjell zëvendësuesin e Salah nga Spanja – detajet e transferimit
Liverpooli ka nisur përgatitjet për largimin e Mohamed Salahit, duke pranuar se kapitulli i yllit egjiptian në Anfield ka përfunduar pas tetë viteve të tij në klub.
Pas një deklarate të fuqishme të Salahit këtë fundjavë, klubi anglez ka vendosur të veprojë shpejt për të siguruar një zëvendësues të nivelit të lartë.
Sipas mediave spanjolle, Liverpooli ka vënë syrin te braziliani Rodrygo (24), aktualisht te Real Madrid. Në ekipin madrilen, braziliani ka pasur disa sfida me trajnerin Xabi Alonso, dhe ardhja e tij në Anfield ishte konsideruar që nga fillimi i vitit 2025.
Interes për Rodrygon kishte shfaqur edhe Manchester City, por negociatat financiare nuk arritën deri në një marrëveshje.
Tani, Real Madrid kërkon rreth 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian. Rodrygo u transferua te Reali në vitin 2019 nga Santos, për 45 milionë euro, dhe që atëherë ka shënuar 68 gola dhe ka dhënë 53 asiste në 286 ndeshje për klubin madrilen.
Liverpooli po përgatitet të mbyllë këtë marrëveshje gjatë janarit, duke siguruar një zëvendësues të denjë për Salahun dhe duke filluar një kapitull të ri në sulmin e skuadrës.

