Telenews

50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder brezave që e mbrojtën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës 50 vjetorin e themelimit.

Kreu i shtetit shqiptar që ishte pjesë e ceremonisë së shënimit të 5 dekadëshit të ASHAK-ut tha përmes një postimi në Facebook uroi të gjithë ata që kontribuan  në ndërtimin e kësaj Akademie.

“Urime të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të lavdishëm!Lavdi brezave që e ndërtuan, nder brezave që e mbrojtën dhe shumë suksese brezave që do ta çojnë përpara!”, shkroi ai.

Begaj po qëndron në Kosovë që nga e martja ku në mbrëmje vizitoi Rahovecin, qytet ky që e dekoroi me “Medaljen e Lirisë”.

Të ngajshme

Lista Srpska ankohet në PZAP pasi KQZ s’ia certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Donat Hashani

Ish-presidentit Thaçi i vazhdohet paraburgimi

Valjeta Turkaj

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Kërkohen hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

Valjeta Turkaj