Telenews

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga qeveria e papërgjegjshme, prandaj kandidoj për kryeministër

hamza:-qytetaret-jane-lodhur-nga-qeveria-e-papergjegjshme,-prandaj-kandidoj-per-kryeminister

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në prezantimin e vizionit të tij për qeverisje të vendit, thotë se mozaikut të Kosovës po i mungon bashkimi rreth vlerave, premtimeve e politikave.

Në fjalën e tij, pos tjerash, Hamza tha se Kosovën po e ndan pikërisht kjo pjesë e mozaikut. Ai shtoi se me shteti i Kosovës i duhet përparim e jo përçarje.

“Ne, bashkë, do të ecim përpara. Bashkë. Përpara është ë slogani ynë në këto zgjedhje. Sepse ky është drejtimi ynë, ky është misioni ynë. Sepse duke u bërë bashkë rreth vlerave, premtimeve dhe politikave, është pjesa që mungon në mozaikun e Kosovës, e që po mban Kosovën të ndarë. Shteti, përparon duke u bashkuar jo duke u përçarë”, u shpreh Hamza.

Ndër të tjera, Hamza akuzoi Qeverinë në detyrë, për paaftësi në qeverisje, dhe bllokim të shtetit të Kosovës.

“Qytetarët janë lodhur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, e paaftë për ta udhëhequr vendin drejt mirëqenies, kjo është arsyeja pse unë kandidoj për kryeministër”, tha ai.

Të ngajshme

Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Donat Hashani

Kryeministri dhe qeveria bullgare japin dorëheqjen pas protestave masive

Donat Hashani

Kastrati: Kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti (VIDEO)

Donat Hashani