Telenews

Kastrati: Kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti (VIDEO)

Kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati, duke folur për largimin e tij nga PDK-ja, tha se ai është një episod i mbyllur për të.

Në emisionin “DPT te Fidani” ai tha se bashkë me partitë ish-opozitare, do të punojnë për ta larguar Albin Kurti nga pushteti.

“99.9 për qind janë bashkëpunëtorë dhe miq të mi të jashtëzakonshëm, që nuk i kam njohur në PDK, por i kam njohur këtu e 25 vjet më parë”.

“Ato keqkuptime që kanë qenë, dua t’i lë aty si episod i mbyllur, meqenëse është edhe fushatë zgjedhore dhe s’dua të keqkuptojë askush që kam tendenca ta dëmtojë dikë gjatë fushatës. Jemi miq dhe si miq opozitarë kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti”, u shpreh ai.

 

Të ngajshme

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

KushtrimGuraj

PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 11:00 –

KushtrimGuraj

Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital – pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë –

KushtrimGuraj