Telenews

Osmani me vizitë në Vatikan për takim me Papën

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Me një njoftim public të lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

“Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidenca njofton se Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

“Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”.

Të ngajshme

Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

Valjeta Turkaj

15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital nga përleshja në Shkodër

Valjeta Turkaj

Urime Malishevë, nënshkruhet kontrata milionëshe që do të zgjidhë problemin me energji elektrike

Valjeta Turkaj