Telenews

Urime Malishevë, nënshkruhet kontrata milionëshe që do të zgjidhë problemin me energji elektrike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka nënshkruar sot kontratë në vlerë prej 6,763,766.04 euro, e cila pritet ta zgjidh problemin me energji elektrike në Komunën e  Malishevës.

Kontratat e nënshkruar parasheh zbatimin e projektit kapital kapital: Nënstacioni i ri 220/35/10(20) kV Malishevë, me transformator 40 MVA dhe linjë kyçjeje 220 kV. Projekti financohet nga KOSTT me vlerë 6,763,766.04 euro.

Ky investim e lidh për herë të parë Malishevën me rrjetin 220 kV, duke i dhënë komunës kapacitete dukshëm më të larta dhe furnizim më të qëndrueshëm, krahas rrjetit ekzistues 35 kV. Për qytetarët dhe bizneset kjo nënkupton cilësi më të mirë të furnizimit, siguri më të lartë dhe bazë të fortë për zhvillim ekonomik.

Në nivel sistemi, projekti rrit besueshmërinë e furnizimit, ul varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, redukton humbjet dhe forcon sigurinë operacionale, duke kontribuar edhe në përmbushjen e kriterit N-1. Po ashtu, krijon kushte më të mira për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në përputhje me objektivat afatgjata të sektorit energjetik.

Afati i planifikuar i realizimit nga nisja e punimeve është rreth 13 muaj.

Të ngajshme

“Pastrimi“ paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave

Yllka Gashi

Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta në Gjilan

Yllka Gashi

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë, në Istog

Yllka Gashi