Telenews

15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital nga përleshja në Shkodër

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri, shkruan Euronews.al

“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.

Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qendron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Donat Hashani

Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit

Donat Hashani

Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

Valjeta Turkaj