Telenews

Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë ushtri moderne me standarde të NATO-s

kurti:-kosova-dhe-shqiperia-duhet-te-kene-ushtri-moderne-me-standarde-te-nato-s

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të ushtrive moderne për Kosovën dhe Shqipërinë, duke nënvizuar nevojën për vetëdije të lartë kombëtare dhe shtetërore.

Ai bëri të ditur se Kosova edhe këtë vit ka ndarë mbi 2% të Bruto Produktit Vendor për mbrojtjen, duke trefishuar buxhetin ushtarak, dyfishuar numrin e ushtarëve dhe katërfishuar trajnimet për oficerë dhe nënoficerë.

Gjatë një takimi me mërgatën në Zvicër, Kurti theksoi se investimet në pajisje, armatime dhe municione janë rritur ndjeshëm, duke synuar ndërtimin e një ushtrie të aftë për të mbrojtur vendin sipas standardeve të NATO-s.

“Si komb të fortë, neve na ka mbajtur oda, çiftelia, pushka, kënga e vallja. Por, nga komb i fortë, nga ndjenja e fortë kombëtare, duhet të kalojmë tek vetëdije e lartë kombëtare e shtetërore, tek një ushtri që na mbron dhe i del zot atdheut. Prandaj, e kemi të domosdoshme që edhe Kosova, edhe Shqipëria, të kenë ushtri moderne, me standarde të NATO-s”.

Është viti i tretë që Republika e Kosovës e kalon 2% të bruto produktit vendor si investim për ushtrinë, për mbrojtjen tonë. Buxhetin për mbrojtje e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet janë vendit për oficerët dhe nënoficerët i kemi katërfishuar, ndërkaq buxhetin dhe shpenzimet për pajisje, armatime dhe municione ushtarake i kemi qindfishuar”, tha Kurti në takim me mërgatën e Zvicrës.

Të ngajshme

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Valjeta Turkaj

S’i shmangen dot njëri-tjetrit, Kurti e Osmani me përshëndetje të ftohtë

Valjeta Turkaj

Arianit Koci ofrohet si kundërkandidat i Konjufcës, kërkon 30 nënshkrime për kandidim

Valjeta Turkaj