Dafina Zeqiri dhe Marini po sjellin një projekt të ri muzikor.
Dyshja ka bashkuar forcat për një këngë që pritet të jetë ritmike.
Kënga i dedikohet dashurisë, ndërsa nga videoja e publikuar nga vet Dafina vihet re se të dy artistët ishin në shesh-xhirim.
Kjo tregon se kënga do të publikohet e shoqëruar edhe me videoklip.
Ende nuk dihet data e publikimit, por një gjë është e sigurt: fansat e të dy artistëve mezi po e presin këtë super duet.

