Telenews

Vdes një 57-vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë

Një 57-vjeçar, me inicialet M.K., është gjetur i vdekur sot në një fushë të fshatit Serbicë të Ulët të Prizrenit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Nga shikimi fillestar është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri – pistoletë.

“Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, tha ai.

Prokurori kompetent është njoftuar dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Të ngajshme

​Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, Rama takim me Costa dhe Kallas

Valjeta Turkaj

Hasani: Lojërat Mesdhetare janë kulmi i rrugëtimit historik të sportit kosovar

Valjeta Turkaj

Samiti në Bruksel, Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

Valjeta Turkaj