Telenews

Xhaka për trajnerin e tij: Kurrë s’është emocional, por në derbi ishte ndryshe…!

Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të mirë në Premier League brenda këtij sezoni. Ai ka treguar paraqitje fantastike me Sunderlandin.

Në vikendin e kaluar, skuadra e tij shënoi fitore në derbin e madh, ndaj Neëcastle Unitedit, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste, mesfushori shqiptar foli për marrëdhëniet e tij me trajnerin, Regis Le Bris.

Ai tha se trajneri i “Maceve të zeza” është një zotëri dhe se nuk i shfaq shumë emocionet e tij – por në derbi ishte ndryshe!

“Regis është një trajner që s’i tregon emocionet. Por në derbi ishte hera e parë që e pashë atë të emocionuar. Kjo do të thotë shumë për të, sepse ai e di se kjo fitore do të thoshte shumë për tifozët dhe klubin. Ai është një super zotëri”, u shpreh Granit Xhaka

Sunderlandi gjatë 16 ndeshjeve në Premier League ka grumbulluar 26 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të../Indeksonline/

Të ngajshme

Bisedimet kanë nisur, Mauro Icardi në janar rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj

“Kam ende ankthe, nuk e dini çfarë më bën” – nutricionistja e njohur padit Real Madridin pasi kaloi nëpër ferr

KushtrimGuraj

Mastantuono shqyrton huazimin për gjashtë muaj nga Real Madridi

KushtrimGuraj